×
  • Sport
  • Sport

    Gazetari i bën Mbappes një pyetje provokuese rreth Real Madridit, reagimi i tij i thotë të gjitha

    Insajderi
    08 May 2024 - 11:50
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Sulmuesit të Paris Saint-Germain, Kylian Mbappe nuk i ka pëlqyer aspak një pyetje e bërë nga një gazetar pas humbjes nga Borussia Dortmund në gjysmëfinalen e Ligës së Kampionëve.

    Dortmund arriti ta fitojë edhe ndeshjen e dytë në Paris me rezultat 0-1, duke siguruar finalen e madhe të garës elitare evropiane për klube.

    Pas eliminimit të PSG-së nga Dortmund, e gjithë qendra e vëmendjes ishte te Mbappe, i cili me shumë gjasa përjetoi natën e tij të fundit në Ligën e Kampionëve me klubin parisien.

    Megjithatë, sulmuesit francez nuk i ka pëlqyer aspak një pyetje e një gazetari, i cili i pyeti nëse do të mbështeste Real Madridin në duelin e tyre kundër Bayernit në Bernabeu këtë të mërkurë.

    Mbappe zgjodhi të largohej nga zona mikse me një reagim dërrmues pasi la një shprehje në fytyrën e tij që i thoshte të gjitha.

    Ndryshe, ylli i Francës qëndroi shumë para mediave para kësaj pyetje dhe ishte i zhgënjyer nga disfata, megjithëse pranoi se “sezoni nuk është i keq duke pasur parasysh që kanë ardhur shumë lojtarë të rinj”.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark