×
  • Sport
  • Sport

    Anthony Joshua ndihet “krenar” me goditjen e Will Smith ndaj Chris Rockut

    Insajderi
    29 March 2022 - 15:10
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Anthony Joshua tha se ishte krenar për Will Smith përpara se t’i ofronte disa këshilla për teknikën e tij të boksit pasi aktori goditi Chris Rockun gjatë ceremonisë së Oscars.

    Smith tronditi të pranishmit dhe shikuesit pasi u fut në skenë dhe goditi prezantuesin, shkaku që që ky i fundit bëri një shaka në kurriz të gruas së Smith, Jada.

    Rock, i cili po prezantonte çmimin për dokumentarin më të mirë, bëri një shaka të gabuar GI Jane për Jada Pinkett Smith, e cila ka tregua edhe më parë se vuan nga alopecia.

    Pasi goditi Rockun, Smith u kthye në vendin e tij dhe bërtiti dy herë: “Mbaje emrin e gruas sime larg nga goja jote”.

    Joshua më vonë postoi në llogarinë e tij në Instagram një foto të vjetër me Smith nga Londra 2012.

    Dy herë kampioni i peshave të rënda e hodhi poshtë situatën teksa ndau foton e tij duke bërë një ndeshje me Smithin në tregimin e tij me Eye of the Tiger – fraza e famshme e përdorur në filmin Rocky.

    Në mbishkrim, Joshua tha: “Krenar për ty vëlla. Herën tjetër mbylle grushtin”.

    Natyrisht se nga kjo goditje e aktorit ndaj kolegut të tij, pjesa tjetër e botës krijuan meme, të cilat e kthyen paksa në shaka atë moment. 

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark