×
  • Lajme
  • Insajderi / Ballina 5

    Anton Quni tregon se si u takua për herë të parë me kolonelin Ahmet Krasniqi 

    Insajderi
    10 December 2022 - 21:04
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Ish-koloneli dhe njëherësh deputeti i LDK-së, Anton Quni tregoi se gjatë viteve ’96 dhe ’97 kur në Kosovë kishin filluar të flisnin për angazhimet dhe veprimet ushtarake, ai ishte në Kroaci, ku më pas shkoi në Zvicër te shokët, të cilët i mendonte si mbështetje nëse do të vendoste të angazhohej në ndonjë formacion ushtarak.

    Gjatë kësaj kohe, Quni në kuadër të Këshillit Koordinues të Oficerëve në Diasporë kishte takime të ndryshme, nga ku informohej mjaftueshëm rreth realitetit në Kosovë. Në këtë situatë fillestare, Quni kujton momentin kur ishte takuar për herë të parë me kolonelin Ahmet Krasniqi.

    “Më kujtohet takimi i parë me të ndjerin, kolonelin Ahmet Krasniqi kur u paraqit para oficerëve që jetonin dhe vepronin në Zvicër, me autorizimet nga kryeministri i Kosovës, Bujar Bukoshi që, që nga ai moment është Ministër i Mbrojtjes. Me vetë këtë akt kemi menduar se të gjitha këto formacionet që ishin në zhvillim e sipër dhe që vepronin në Kosovë do t’i shohin si një zgjedhje të mire dhe të gjitha do të krijojnë një unitet, një zinxhirë komandues, një hierarki, një disiplinë bazuar në kodin ushtarak, me rregullat ushtarake, me ligjet ndërkombëtare, etj, dhe në mënyrë institucionale do t’i përgjigjemi të gjitha sfidave të kohës”, tha ai në Klan Kosova.

    Quni tha se në këtë drejtim kishte lëvizje pozitive, por u shpreh se nuk mund të thotë që e kishin arritur përsosmërinë, sepse sipas tij nga lufta përsëri dolën të polarizuar edhe brenda faktorit ushtarak, por edhe si formacione politike e ushtarake.

    “Unë kam qenë nën urdhrat e drejtpërdrejta të kolonelit, Ahmet Krasniqi. Me urdhrin e tij jam autorizuar të krijoj një Njësi Diversanto-Vëzhguese të nivelit deri në Batalion, e cila fillimisht do të vepronte në brezin kufitar Shqipëri-Kosovë për mbledhjen e të gjitha informatave, kapaciteteve ushtarake serbe në këtë brez”, tregoi ai.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark