×
  • Sport
  • Botërori 2022

    Antwerp shënon fitore të thellë – Arbnor Muja hap llogaritë tek skuadra belge, shënon dhe asiston

    Insajderi
    20 December 2022 - 23:18
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Arbnor Muja ka zhvilluar ndeshjen më të mirë deri më tani me fanellën e Royal Antwerp.

    Sulmuesi kosovar e ka nisur ndeshjen për Kupën e Belgjikës ndaj Standart Liege nga banka rezervë, por u inkuadrua në lojë në minutën e 10-të pas lëndimit të Scott.

    Antwerp ka arritur fitore me rezultat të thellë 4-0 ndaj Standard, në një ndeshje ku ka shkëlqyer ish-sulmuesi i Dritës.

    Ishte minuta e 55-të, kur Muja asistoi te Michael Frey i cili realizoi për 2-0.

    Ndërkohë katër minuta më vonë, sulmuesi mitrovicas realizoi golin e parë me fanellën e Antwerp, duke u gjendur bukur në zonë dhe dërgoi topin në rrjetë.

    Ky ishte goli i parë për Mujën me fanellën e klubit mbretëror belg, derisa i pranishëm në stadium ishte edhe ish-trajneri i tij te Drita, Ardian Nuhiu.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark