×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Anulohen qindra fluturime në Gjermani, kjo është arsyeja

    Insajderi
    17 March 2023 - 09:52
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Qindra fluturime janë anuluar si pasojë e grevës së punëtorëve në katër aeroporte në Gjermani.

    Aeroporti i Këlnit/Bonnit njoftoi se janë anuluar 144 fluturime. Aeroporti i Dusseldorf-it vuri në dukje në fillim të kësaj jave se po funksiononte me një “orar fluturimesh të reduktuar”. Fillimisht kishte planifikuar 368 fluturime për sot.

    “Asnjë nuk është e mundur për shkak të grevës së Verdit ”, tha Aeroporti i Shtutgartit në një deklaratë, duke u kërkuar pasagjerëve të mos shkojnë në aeroport.

    Në fillim të kësaj jave, aeroportet në Berlin, Bremen dhe Hamburg ndaluan të gjitha fluturimet komerciale për shkak të grevës, në raundin e fundit të aksioneve industriale.

    Punëtorët  po kërkojnë paga më të larta për shkak të inflacionit të lartë.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark