×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Anulohen udhëtimet nga Zvicra në Gjermani

    Insajderi
    27 March 2023 - 09:35
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Greva e punëtorëve gjermanë të transportit publik, e nisur nga mesnata e së hënës, do të afektojë udhëtimet mes Gjermanisë dhe Zvicrës.

    Të hënën janë anuluar të gjitha fluturimet për në gjashtë qytete të Gjermanisë, ka njoftuar nga kompania e trafikut ajror në Zvicër. “Të gjitha fluturimet nga Zvicra në Gjermani ishin anuluar për të dielën. Të hënën, udhëtimet nga Zvicra në Frankfurt, Mynih, Shtutgart, Dyseldorf, Hanover dhe Nurenberg janë anuluar, ndërkohë fluturimet do të vazhdojnë në mënyrë të rregullt për në Berlin”, thuhet nga zëdhënësi Michael Steif për 20minuten, përcjell albinfo.ch.

    Për pasagjerët njoftohet se do të bëhet rezervim i ri i biletave kurdo që kjo të jetë e mundur dhe do të kontaktohen nga kompanitë e fluturimeve.

    Përpos fluturimeve, greva në Gjermani preku të hënën edhe transportin me tren. Siç u tha nga SBB, të gjithë trenat e natës dhe rajonalë për dhe nga Gjermania janë anuluar për shkak të grevës, shkruan 20minuten.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark