×
  • Sport
  • Sport

    Anulohet dueli Fury-Usyk, kjo është arsyeja

    Insajderi
    22 March 2023 - 19:49
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Meçi i shumë përfolur mes dy boksierëvë Tyson Fury dhe Oleksandr Usyk nuk do të zhvillohet. Lajmin e ka konfirmuar promotori i bokserit ukrainas Usyk për medimumin britanik “Sky Sports”.

    Sipas Alexander Krassyuk nuk është arritur marrëveshja mes dy palëve për zhvillimin e këtij dueli.

    Ballafaqimi mes Furyt dhe Usyk, ishte paraparë të zhvillohej në muajin prill dhe palët në parim kishin arritur marrëveshje që 70% të të hyrave t’i shkonin boksierit britanik dhe 30% të tjera atij ukrainas.

    Por kjo ofertë nuk u pranua nga ekipi i Usyk dhe kështu ky meç pritet të zhvillohet në kushte tjera.

    Ata bashkërisht i kanë katër tituj të peshave të rënda.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark