×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Anulohet gjykimi në rastin ku pronar i Spitalit “Bahçeci” po akuzohet se iu shmang tatimit mbi 80 mijë euro

    Insajderi
    25 July 2023 - 12:23
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Për shkak se anëtarja e trupit gjykues, gjykatësja Valbona Musliu-Selimaj gjendej në një punëtori të organizuar nga Akademia e Drejtësisë, është anuluar gjykimi në rastin ku Ahmet Bahçeci po akuzohet se në cilësi të drejtorit të biznesit “Behçeci Healthcare” ka kryer veprën penale “Shmangie të tatimit”.

    Një gjë e tillë u bë e ditur për “Betimi për Drejtësi”, nga zyra e gjykatësit Musa Konxheli.

    Sipas gjykatësit Konxheli, palët janë njoftuar paraprakisht lidhur me anulimin e seancës.

    Në këto rrethana seanca e radhës është caktuar më 26 shtator 2023.

    Sipas aktakuzës së Prokurorisë Themelore në Prishtinë të 15 shtatorit 2021, në periudhën kohore nga 1 janari 2015 e deri më 30 shtator 2020, në cilësi të drejtorit të biznesit “Behçeci Healthcare” Sh.P.K., Ahmet Hamdi Bahçeci ka kryer veprën penale të shmangies së tatimit.

    Në aktakuzë thuhet se i njëjti, me qëllim të shmangies së pagesës së tatimit dhe të ardhurave nga qarkullimi, në atë mënyrë që gjatë ushtrimit të veprimtarisë së tij nuk i ka përfshirë këto informata lidhur me të ardhurat e tij.

    Tutje, thuhet se ai i është shmangur tatimit mbi vlerën e shtuar (TVSH) dhe tatimit të mbajtur në burim në interes hua – TMB (WR), në vlerë të përgjithshme prej 80 mijë e 696 euro e 50 centë dhe se në këtë mënyrë e ka dëmtuar buxhetin e Republikës së Kosovës, gjendje kjo e konstatuar sipas Administratës Tatimore të Kosovës, si në raportin final hetues të 10 qershorit 2021.

    Me këtë, Bahçeci akuzohet se ka kryer veprën penale të “Shmangies nga tatimi” nga neni 307, paragrafi 3 dhe paragrafi 1 i Kodit Penal të Republikës së Kosovës./BetimipërDrejtësi

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark