×
  • Sport
  • Sport

    AP-ja shkruan për suksesin e Distria Krasniqit në Lojërat Olimpike

    Insajderi
    24 July 2021 - 17:57
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Krasniqi mundi Funa Tonaki nga Japonia në finalen e xhudos deri në 48 kilogramë në Lojërat e Tokios.

    Në vitin 2016, Majlinda Kelmendi u bë atletja e parë kosovare që fitoi një medalje në Lojërat Olimpike kur u stolis me të artën në kategorinë 52 kg në Rio de Janeiro.

    “Unë shpresoja se Distria do të merrte një medalje, por medalja e artë ishte me të vërtetë madhështore”, ka thënë trajneri Driton Kuka për KTV-në. “Dy medalje të arta në dy Lojëra Olimpike është një rezultat i shkëlqyeshëm në sport”.

    Faqet e para të portaleve mediatike të Kosovës përshëndetën fitoren e saj.

    “Distria triumfon, Kosova i fillon Lojërat me një medalje të artë”, shkroi Kosovapress; “Madhështore, Distria Krasniqi kampione olimpike”, shkroi Koha Ditore.

    Personalitetet e larta, si presidentja e vendit, Vjosa Osmani e kryeministri Albin Kurti uruan Distrian për këtë sukses të jashtëzakonshëm. Urime për stolisjen me medalje ari Olimpike të Krasniqit pati edhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama.

    Lufta 1998-1999 në Kosovë, atëherë provincë serbe, përfundoi pas një ndërhyrje ushtarake të NATO-s që e detyroi Serbinë të tërhiqte forcat e saj. Kombet e Bashkuara drejtuan territorin për nëntë vjet para se Kosova në vitin 2008 të shpallte pavarësinë, një veprim që Serbia nuk e njeh. Kosova ka një popullsi prej 1.8 milionë banorëve.

    https://apnews.com/article/2020-tokyo-olympics-sports-tokyo-europe-kosovo-c3c840f54e0984732edf51177d1ac0a3

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark