×
  • Lajme
  • Insajderi

    Apeli konfirmon kërkesën e mbrojtjes: Prevlukajt iu hiqet një vit burgim

    Insajderi
    06 July 2022 - 10:05

    Në prill të këtij viti Gjykata Themelore në Pejë i dënoi me ka 3 vite e 6 muaj burgim Ylber Mazrekajn e Eldon Prevlukajn, ata u akuzuan se me kanosje serioze dhe duke e sulmuar, ia grabitën paratë të dëmtuarit Milazim Shala.

    Dënimi i të dënuarve tanimë më është zbutur. Edon Prevlukajt nga Gjykata e Apelit iu është hequr një vit burgim.

    Këtë për Insajderin e konfirmoi avokatja e të dënuarit, Eldon Prevlukaj, Aurora Mullhaxha.

    “Me aprovimin e ankesave të mbrojtëseve të të akuzuarve për veprën penale për të cilën janë shpallur fajtor Ylber Mazrekaj dhe Eldon Prelvukaj, ndryshohet aktgjykimi i Gjykatës Themelore në Pejë – Departamenti për Krime të Rënda PKR.nr.52/22 të dt.07.04.2022, vetëm për vendimin për dënimin ashtu që Gjykata e Apelit të akuzuarve për të cilën është shpallur fajtor- grabitje nga neni 317 par. I lidhur me nenin 31 të KPRK u shqipton dënimet: të akuzuarit Ylber Mazrekaj dënim me burgim në kohëzgjatje prej 2 (dy)vjet e 6 (gjashtë) muaj dhe të akuzuarit Eldon Prelvukaj dënim me burgim në kohëzgjatje prej 2 (dy) vjet, ndërsa i merr si të vërtetuar dënimet me gjobë prej nga 500 € për secilin të akuzuar veç e veç”, thuhet në vendimin e gjykatë përcjell Insajderi.

    Por si erdhi deri tek rasti?

    Sipas akuzës së ngritur nga Prokuroria Themelore në Pejë, të akuzuarit Ylber Mazrekaj dhe Eldon Prevlulaj, thuhet që më 1 mars 2022, në rrugën ‘’Beteja e Loxhës’’, në Pejë, në pompën e derivateve “Shala Petrol’’, me dashje dhe në bashkëveprim me të miturit M.B, V.G dhe Z.K, kishin kanosur dhe sulmuar jetën apo trupin e personit tjetër që të përvetësojnë pasurinë e luajtshme të të dëmtuarit Milazim Shala.

    Të pandehurit pas arritjes së marrëveshjes për kryerjen e veprës penale, vendosin maska në kokë dhe atë i pandehuri Ylber vendos një kapele me yje dhe ngjyrë blu-bardhë me vrima tek pjesa e syve, gjersa i pandehuri Eldon vendos kapelën e xhaketës dhe një shall në pjesën e fytyrës, ndërsa të miturit tjerë kapela me ngjyrë të zezë dhe fillimisht i pandehuri Ylber merr kombim e babait të tij dhe shkojnë diku rreth 200 metra larg vendit të ngjarjes.

    Në aktakuzë thuhet se gjersa në momentin kur arrin te pompa aty brenda futen i pandehuri Ylber, i cili mbante një thikë në dorë dhe i mituri Z.K, ku nën kërcënimin e thikës dëshmitarit Burim Bytyqi i drejtohen me fjalët ‘’paret, paret’’, gjersa i njëjti duke mos i kundërshtuar lejon të miturin Z.K që t’ia marrë të hollat nga xhepi, që ishin në shumën prej 2 mijë e 316 euro.

    Gjithnjë sipas aktakuzës, derisa sa i pandehuri Eldon dhe i mituri V.G qëndrojnë në afërsi të lokalit, ku nga aty i pandehuri Eldon në ikje e sipër merr çokollatë të llojit “Bounty”, ndërsa i mituri M.B ka qëndruar në cilësinë e rojës duku rreth 50 metra larg vendit të ngjarjes dhe me të dalë nga ty me shpejtësi largohen që të gjithë e duke u bashkuar te kombi ku e kishin lënë dhe me pas që të gjithë shkojnë në drejtim të shtëpisë së të pandehurit Ylber.

    Me çka, ngarkoheshin se në bashkëveprim kanë kryer veprën penale ‘’Grabitja’’, nga neni 317, pas.1, e lidhur me nenin 3 të Kodit Penal, ku dënimi i paraparë për këtë vepër është 3 deri në 12 vite burgim. 

    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.
    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark