×
  • Sport
  • Sport

    Apeli ul sanksionet ndaj Valencias për fyerjet raciste ndaj Vinicius Jr, por klubi…

    Insajderi
    26 May 2023 - 15:53
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Komisioni i Apelit ka vendosur mëngjesin e sotëm të ulë sanksionin e vendosur ndaj Valencias, pas fyerjeve raciste ndaj Vinicius. 

    Komiteti lë, në këtë mënyrë, dënimin, që në parim ishte pesë ndeshje me tribunën ‘Mario Kempes’ të mbyllur dhe një gjobë prej 45.000 eurosh, duke e zbritur në tre ndeshje me tribunën në fjalë të mbyllur dhe një gjobë prej 27.000 euro .

    Nga klubi u njoftua, pasi u mor vesh për sanksionin, se do të shkonte deri në fund kësaj çështjeje dhe se do të kërkohej një pezullim paraprak i tij, për shkak të rëndësisë së ndeshjes që do të luhet të dielën e ardhshme në Mestalla dhe për të cilën Valencia ka nevojë për pikët për të ruajtur kategorinë kundër Espanyolit.

    Sakaq, Valencia vazhdon me planin e saj dhe do ta çojë çështjen në TAD, për të marrë një anulim të plotë të sanksionit, ose në rast të dështimit, një pezullim paraprak të tij. 

    Nga drejtuesite stadiumit Mestalla këmbëngulet se sanksioni është joproporcional dhe i padrejtë dhe bazohet në fakte të manipuluara dhe që në realitet nuk ka ekzistuar.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark