×
  • Biznes
  • Biznes / Biznes

    Apetit Group – Eksportues Rajonal që po vazhdon të rritet

    Insajderi
    10 January 2018 - 18:00
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Gjithça kishte filluar si një biznes familjar në Pasomë të Komunës së Vushtrrisë. Mishtorja Apetit u themelua 35 vite më parë gjatë kohës kur nuk ka qenë fare e lehtë të bëhet biznes duke pasur parasysh rrethanat socio-politike në Kosovë.

    Megjithatë, përkushtimi dhe pasioni ndaj punës kanë rezultuar që kjo kompani të tejkaloi çdo barrierë të shfaqur dhe si pasojë të jetë lider i industrisë së mishit në Kosovë. Viti që lëmë pas ishte tejet triumfal për Apetit Group për shkak të disa faktorëve. Së pari, standardi i vazhdueshëm i kualitetit të produkteve të Apetit Group është arsyeja primare e cila mundëson që faktorët tjerë kontribuues të vijnë rrjedhshëm.

    Ky standard ka mundësuar që Apetit Group të jetë mbizotërues në tregun e Kosovës, por edhe të jetë prezent në Shqipëri dhe Maqedoni. Në një kohë kur tregu i përgjithshëm i Kosovës është i përmbytur nga importet, Apetit Group është njëra ndër kompanitë e pakta e cila kontribuon në zvogëlimin e deficitit tregtar.

    Sukseset e vitit 2017 mundësuan që kjo kompani të rrisë numrin e punëtorëve për 25 persona më shumë. Apetit Group është i vetëdijshëm që afërsisht 100 persona sigurojnë jetesën falë kontributit të tyre profesional në kompani, andaj, fokus i veçantë është që punëtorët të kenë trajtim të dinjitetshëm, pagë stabile dhe ambient të sigurt të punës. Megjithëse Apetit Group synon të fuqizoj produktet vendore, Kosova ende nuk ka kapacitete të mjaftueshme të mbulojë tregun me krerë gjedhi. Prandaj, kjo kompani është importuese e mese 5,000 krerëve gjedhi dhe poashtu blerëse e 2,500 krerëve nga fermerët në Kosovë.

    Kjo situatë ka shtyrë Apetit Group që gjatë pjesës së dytë të vitit 2018 të filloj projektin e rritjes dhe kultivimin e gjedhëve duke ndërtuar një fermë bashkëkohore me kapacitet të rritjes së 2,000 krerëve. Ky projekt me kapacitet të tillë do të realizohet për herë të parë në Kosovë në bashkëpunim me Bankën Botërore (WO), përkatësisht me Korporatën Ndërkombëtare Financiare (IFC). Gjithashtu, gjatë vitit 2018 Apetit Group do të përfundoj ndërtimin e thertores të nivelit të lartë teknologjik me kapacitet të therjes së 100 krerëve në ditë. Realizimi i këtyre synimeve për vitin 2018 nënkupton që kjo kompani po shndërrohet në një entitet gjigant dhe frytdhënës për familjet dhe ekonominë e Kosovës.

    OP-ED
    Nga Rubrika
    Biznes
    21 November 2024

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark