×
  • Sport
  • Sport

    Apolonia U19 përfundon rrugëtimin në UEFA Youth League, mposhtet nga Hajduk Split

    Insajderi
    02 November 2022 - 18:36
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Apolonia U19 është eliminuar sot nga UEFA Youth League, Liga e Kampioneve për të rinj, teksa është mposhtur edhe në sfidën ë dytë nga Hajduk Split. Skuadra kroate kishte fituar 3-0 në Fier në duelin e parë mes dy ekipeve dhe sot ka konfirmuar superioritetin e saj duke triumfuar edhe në kthim, ndonëse fierakët u përpoqën që të bënin surprizën.

    Në fakt, ishte ekipi i Apolonisë U19 që shënoi i pari, duke gjetur shpejt golin me anë të Maksutit, që në minutën e 9 të ndeshjes pas një aksioni të shpejtë në krah.

    Por vendasit përfituan nga një përgjumje e mbrojtjes fierake dhe me Vrçiç barazuan shifrat kur regjistrohej minuta e 15 e duelit, duke mos u lënë kohë futbollistëve të skuadrës shqiptare që të gëzoheshin për këtë avantazh.

    Dominimi i vendasve u rrit kur në minutën e 33-të ishte Begaj i cili u ndëshkua me karton të kuq për një faull si lojtar i fundit duke lënë në inferioritet numerik Apoloninë.Gjithsesi, goli i radhës i Hajduk Split do të vinte vetëm në minutën e 73 të ndeshjes, kur Nezor me një goditje spektakolare mposhti portierin Bega.Pak minuta më vonë erdhi edhe goli i rezultatit 3-1 me Pukstas që mbylli takimin.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark