×
  • Biznes
  • Biznes / Biznes

    Apple i përgjigjet ankesave të Spotify

    Insajderi
    15 March 2019 - 13:54
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    CEO i kompanisë Daniel Ek shkruante se aplikacionet duhet të konkurrojnë mbi meritat e tyre dhe jo kush kontrollon App Store. Një tjetër ankesë ishte se Apple ka bllokuar komunikimin me konsumatorët e saj në gjëra si ofertat speciale.

    Apple ju kundërpërgjigj ankesës së Spotify pranë Komisionit Evropian duke thënë se rivali i shërbimit të muzikës “kërkon benefitet e ekosistemit të App Store pa dhënë asgjë në këmbim.”

    Apple shtoi se App Store gjeneron 120 miliardë dollarë të ardhura për zhvilluesit duke ngelur një platformë e sigurtë dhe Spotify dëshiron që të mos u bindet rregullave që u binden të tjerët.

    Spotify ka të drejtë të përcaktojë vetë modelin e biznesit, por ne kemi për obligim ti përgjigjemi ankesave të saj sidomos kur pas tyre fshihet një retorikë negative dhe çorientuese,” tha Apple.

    Argumenti kryesor i Spotify ishte se shërbimi i muzikës së Apple nuk i nënshtrohet të njëjtave rregulla në App Store.

    CEO i kompanisë Daniel Ek shkruante se aplikacionet duhet të konkurrojnë mbi meritat e tyre dhe jo kush kontrollon App Store. Një tjetër ankesë ishte se Apple ka bllokuar komunikimin me konsumatorët e saj në gjëra si ofertat speciale.

    Në përgjigje Apple adresoi çdo ankesë së kompanisë duke kritikuar gjithashtu mënyrën sesi i trajton muzikantët dhe artistët. Gjigandi i iPhone tha se kishte aprovuar mëse 200 përditësime aplikacioni dhe e vetmja herë që i është kërkuar të bëjë ndryshime ka qenë kur Spotify është përjekur të anashkalojë rregulloren.

    Së fundi kompania shprehi habi për pretendimet e aplikacionit Watch të Spotify që tha se e kanë vlerësuar dhe aprovuar menjëherë. Spotify Watch është aplikacioni numër 1 në kategorinë Watch Music.

    Në lidhje me tarifën 30% të App Store, Apple thotë se 84% e aplikacioneve nuk paguajnë asgjë, përfshirë aplikacionin Spotify pa pagesë dhe me reklama. Apple tha se Spotify nuk do të kishte qenë ky biznes që është sot pa ekosistemin e App Store.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark