×
  • Biznes
  • Biznes / Biznes

    “Apple i Kinës” synon Perëndimin

    Insajderi
    06 July 2017 - 13:09
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Prodhuesi i smartphone XciaomXiaomi ka blerë një seri patentash të Nokias, në një lëvizje që duket si përgatitore nga kompania kineze për të hyrë në tregjet perëndimore.

    Ky veprim vjen pas atij të vitit të kaluar, kur Xiaomi bleu 1500 patenta të Microsoft.

    Marrëveshja me Nokian që ka të bëjë dhe me licencat e përdorimit për të dy kompanitë për standardet celulare, vjen në një moment të vështirë për Xiaomi, pasi konsiderohet si yll në rritje në telefoninë celulare.

    Shoqëria, e mbiquajtur edhe “Apple i Kinës”, për shkak të ngjashmërisë së smartphone-ve të saj me iPhone, në 2014 arriti në një kohë shumë të shkurtër vendin e tretë në klasifikimin botëror të prodhuesve të smartphone, një pozicion që vitet e fundit e ka humbur, por vazhdon të jetë superior ndaj kompanive të tjera kineze si Huawei, Oppo apo Lenovo.

    Duke parë një zgjerim në Europë dhe SHBA, Xiaomi kishte emëruar zv. presidentin Hugo Barra, ish menaxherin e Google. Por ikja e tij nga kompania lindore në janar, ka ngadalësuar markën në Perëndim

    OP-ED
    Nga Rubrika
    Biznes
    21 November 2024

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark