Apple do të zëvendësojë teknologjinë e tastierave në kompjuterët MacBook Air dhe MacBook Pro sipas një raporti të Ming-Chi Kuo.
Apple do të zëvendësojë teknologjinë e tastierave në kompjuterët MacBook Air dhe MacBook Pro sipas një raporti të Ming-Chi Kuo.
Kuo shquhet për parashkimet e tij të sakta për planet e Apple për shkak të lidhjeve me zinxhirin furnizues të kompanisë.
Në raportin e fundit Kuo thotë se dizajnet e reja të tastierave do të mbërrijnë këtë fund vit dhe tek modelet e reja MacBook Pro të cilët thotë se nuk debutojnë deri në 2020.
Tastierat me mekanizmin flutur kanë marrë kritika të vazhdueshme nga përdoruesit të cilët raportonin përsëritje apo anashkalim komandash. Problemet në fjalë vinë si rezultat i papastërtive që hyjnë në tastierë.
Laptopi i fundit MacBook Pro i Apple prezantuar këtë vit ka një tastierë flutur të ridizajnuar ndërsa të gjithë ata që kanë pasur probleme kanë përfituar zëvendësim falas.