Duke pasur parasysh se Jony Ive ishte i pazëvendësueshëm në suksesin e Apple, falë dizajneve të tij, ishte pa dyshim një goditje e madhe për kompaninë kur projektuesi i famshëm njoftoi se pas 30 vjetësh, ai do të largohet përfundimisht nga Apple dhe do të fillojë kompaninë e tij të dizajnit.
Mirëpo CEO i Apple, Tim Cook, nuk duket të jetë shumë i shqetësuar.
Duke iu përgjigjur pretendimeve që Ive kishte lënë kompaninë për shkak të mungesës së interesimit të Cook për dizajn, CEO dërgoi një email kundërshtues në NBC News ku ai i quajti ato pohime “absurde”.
“Në një nivel bazë, kjo tregon mungesën e të kuptuarit rreth asaj se si punon ekipi i dizajnit dhe se si funksionon Apple. Ajo shtrembëron marrëdhëniet, vendimet dhe ngjarjet deri në pikën që ne thjesht nuk e njohim më kompaninë tonë “.
Ai gjithashtu shtoi se si Apple po punon aktualisht për produkte të reja që priten t’i fascinojnë konsumatorët.
“Ekipi i dizajnit është jashtëzakonisht i talentuar. Siç ka thënë Jony, ata janë më të fortë se kurrë dhe kam besim të plotë se ata do të rriten nën drejtimin e Jeff, Evans dhe Alan. Ne e dimë të vërtetën, dhe ne i njohim gjërat e pabesueshme që ata janë në gjendje të bëjnë. Projektet për të cilat po punojnë do t’ju lëjnë pa mend. ”