Sulmuesi Arb Manaj ka gjetur golin e parë me Slaven Belupon, ekipin ku u transferua në verë nga turqit e Keciorengucu.
Ai realizoi një nga golat në fitoren 6-0 të skuadrës së tij në Kupën e Kroacisë ndaj Nedelisce.
Ishte minuta e 28’ kur sulmuesi nga Klina dërgoi topin në rrjetën kundërshtare dhe kaloi në avantazh të dyfishtë Slaven Belupon, që më pas realizoi edhe katër gola të tjerë.
Slaven Belupo siguroi kualifikimin në çerekfinalet e Kupës së Kroacisë, ndërkohë që në kampionat renditet në vendin e katërt pas javës së 15-të.
Belupo në fundjavë sfidon në shtëpi Lokomotiva Zagrebin.