Sulmuesi shqiptar nga Kosova, Arb Manaj ka shënuar katër gola sot për skuadrën e tij Bandirmaspor, shkruan Insporti.com.
Manaj ka nisur ndeshjen si titullar sot në ndeshjen e vlefshme për Kupën e Turqisë të rrethit të katër kundër Sanliurfaspor.
Ai golin e parë e shënoi në minutën e tetë, ndërsa të dytin e shënoi në minutën e 51-të.
Ish-sulmuesi i Trepçës ’89, het-trikun e kompletoi në minutën e 81-të.
Golin e fundit personal të ndeshjes e shënoi në minutën e parë shtesë, 90 + 1.
Sulmuesi shqiptar nga Klina shkëlqeu sot dhe zhvilloi 90 minuta. /Insporti.com/