×
  • Showbiz
  • Show

    Arbana Osmani moderatore e “Ferma VIP”? Nngre dyshimet me postimet e fundit

    Insajderi
    18 March 2024 - 19:05
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Moderatorja e njohur shqiptare Arbana Osmani duket se prej kohësh na ka fshehur një projekt të madh, dhe jo vetëm prej publikut por edhe prej miqve të saj të ngushtë.

    Përmes një postimi në Instastory krahas një fotoje të saj, ka shkruar: “Njoftim i madh nesër”.

    Për çfarë mund ta ketë fjalën moderatorja vallë? Mos ndoshta njoftimi i saj i madh ka lidhje me prezantimin e projektit “big”, “Ferma VIP” në Vizion Plus dhe Tring që pritet të mbërthejë shikuesit pas ekranit?

    “Ça është moj? Mos ta marrim vesh nga dynjaja nesër”, i ka pyetur mamaja e saj në instastory.

    “Ç’është ky lajm?”, i ka shkruar Eraldo Rexho

    Disa emoji të habitura i kanë mbërritur në “inbox” nga shoqja e saj e ngushtë Xhemi Shehu.

    E ndërsa sot Arbana na sjell një pamje të mrekullueshme nga Melia Resort & Spa duke na thënë se është vendi ku sot do të zhvillojë “shooting”.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark