×
  • Lajme
  • Lajme

    Arben Gashi aktiv në fushatë, shpalos programin e LDK-së në Komunën e Vushtrrisë

    Insajderi
    28 January 2021 - 23:33
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Arben Gashi, kandidati për deputet nga Lidhja Demokratike e Kosovës, ka vazhduar aktivitetet e fushatës në fshatin Duboc të Vushtrrisë.

    Atje, ai ka takuar qytetarët dhe u ka shpalosur atyre programin e LDK-së për qeverisje.

    Bashkë me Gashin, ishte edhe kandidati për deputet i LDK-së nga Vushtrria, Agron Perçuku.

    Përçuku ka shkruar se ai dhe Gashi u zotuan për përkrahje institucionale të qytetarëve.

    “Sonte, bashkë me kandidatin për deputet z. Arben Gashin, kaluam çaste të mira të mbrëmjes me aktivistë të LDK-së në fshatin Duboc. Shpalosëm në pika të shkurta programin politik të LDK-së dhe u zotuam se do ta kenë përkrahjen tonë institucionale, të gjithë, pa dallim! Ju faleminderit për mikpritjen”, ka shkruar Përçuku në Facebook.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark