Arben Gashi nga Lidhja Demokratike e Kosovës i ka kritikuar të parët e listës së Vetëvendosjes në zgjedhjet e 14 shkurtit.
Referuar debatit të sotëm të Osmanit dhe Kurtit ai iu është drejtuar atyre me “shoku” dhe “shoqja” terme këto të përdorura në komunizëm dhe diktaturë.
“Dobët shoku Albin, dobët shoqja Vjosa”, ka shkruar Gashi.
Ai gjithashtu ka thënë se të dy kanë qenë program, pa ide, pa pasion e pa guxim.