Ish-shefi i grupit parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, në mandatin e fundit të Kuvendi të Kosovës, Arben Gashi, ka vijuar turin elektoral me partinë e tij.
Ai sot ka qëndruar në Lipjan, ku përkrahësit e kësaj partie kanë bërë një pritje madhështore, për parinë e kësaj partie dhe për kandidatët për deputet të LDK-së.
Në këtë tubim edhe një herë është konfirmuar mbështetja e madhe që ka kjo parti në këtë qytet.
Në një postim në Facebook, Arben Gashi ka shkruar: “Të fala nga Lipjani”.