×
  • Showbiz
  • Show

    Arbenita e ‘palon’ Unikkatilin, e quan picamen

    Insajderi
    21 October 2023 - 17:56
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Modelja e njohur, Arbenita Ismajli ka publikuar një bisedë private me rep-artistin e njohur, Unikkatil në profilin e saj në Instagram.

    Siç shihet në bisedën e publikuar, Unikkatil i ka ofruar ndihmë Arbenitës për tu larguar nga ish-bashkëshorti i saj, Fero.

    E kam një ide që mund të ndihmojë se si të jeni e lirë, me të gjithë respektin për privatësinë tënde“, i ka shkruar Unikkatil.

    Ndërsa përgjigjja e modeles ka qenë epike. Ajo ia hodhi një kunjë reperit, duke ia kujtuar një pjesë të diss’it të ish-reperit Fero ndaj Unikatil që ishte publikuar vite më parë.

    Patjetër që po, por së pari a mund të porosis një picë fungi, ju lutëm? Është e preferuara ime“, ia ktheu Arbenita.

    Kujtojmë se, Fero e kishte quajtur “picamen” reperin që jeton në Bronx të New York.

    Mu picamen s’je n’veti jo, qato nuk kom folë se shihet me kohë, vlej do milionë p*** ti asni trohë. Ça merr n’koncert un’ lypsav’ i dho”, ishte mesazhi i UniKKatil për Feron në këngën ‘Po eci’.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark