×
  • Showbiz
  • Show / Showbiz

    Arbër Hajdari zbulon se çka i tha Olta pasi doli nga shtëpia

    Insajderi
    11 May 2023 - 21:55
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Opinionisti i spektaklit Big Brother, Arbër Hajdari, ka zbuluar se si ka qenë përballja e parë me Oltën pas daljes nga shtëpia më e famshme në Shqipëri.

    Gazetarja: Dramat dhe situatat e ekzagjeruara kush i ka sjellë?

    Arbër Hajdari: Olta i kishte të natyrshme, ashtu i ka dhe jashtë. Edhe disa herë që jemi takuar pas programit, është njëlloj. Siç ka qenë atje është edhe jashtë. Qeshja me gjërat që bënte atje, prapë qeshë dhe sot, sepse të njëjtën perceptim ka për situatat. Ashtu është karakteri i saj.

    Gazetarja: Çfarë të tha jashtë kamerave?

    Arbër Hajdari: Më tha më ke goditur shumë, dhe je marrë shumë me mua. Ndërkohë që unë i thashë që “jam marrë me ty, përsa kohë ka pasur klipet e ndodhive që ti ke bërë brenda shpisë.

    Shiko ne aty jemi për të dhënë mendimin tonë dhe sigurisht, dhe nëse ata do të ishin treguar më të mençur, mendimin tonë të mos e merrnin si kritikë, por ta merrnin si përmirësim të lojës së tyre. Dhe këtë vit, ndryshe nga vjet, u krijua një tendencë, që të merremi dhe me opinionistët. Dhe unë mendoj se ishte betejë e humbur, sepse ne nuk ishim pjesë e lojës./Tch

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark