×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Mosmarrëveshje mes dy grupeve, katër persona shoqërohen në polici

    Insajderi
    29 April 2024 - 10:42
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Të dielën në Ferizaj pas një mos marrëveshje mes dy grupeve të cilët janë përfshirë në rrahje kanë pësuar lëndime trupore.

    Katër të dyshuar meshkuj kosovarë janë shoqëruar në stacionin policor dhe të njëjtit pas intervistimit janë liruar në procedurë të rregullt, ndërsa dy të dyshuar ishin arratisur, njofton policia.

    Rasti është cilësuar si “Lëndim i lehtë trupor&armëmbajtje pa leje&asgjësim apo dëmtim i pasurisë”, ka raportuar policia.

    “Rr. Reçaku, Ferizaj  28.04.2024, 18:30. Është raportuar rasti lëndim i lehtë trupor ku pas një mos marrëveshje mes dy grupeve  të njëjtit ishin përfshirë në një rrahje dhe kishin pësuar lëndime trupore. Katër të dyshuar meshkuj kosovarë janë shoqëruar në stacionin policor dhe të njëjtit pas intervistimit janë liruar në procedurë të rregullt, ndërsa dy të dyshuar ishin arratisur. Pas një rasti asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë në lokalin e njërit të dyshuar, njësia policore ka gjetur dhe arrestuar dy të dyshuarit të cilët ishin arratisur.  Gjatë kontrollit te njëri nga të dyshuarit  është gjetur një pistoletë dhe një fishekë. Pas intervistimit me vendim të prokurorit dy të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë së Kosovës.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark