Antwerpi ka regjistruar fitoren e dytë radhazi në Jupiler Pro League.
Antwerpi shënoi fitore sonte me rezultatin 0:2 në ndeshjen në udhëtim kundër Seraingit, të vlefshme për javën e 29-të.
Jurgen Ekkelenkamp (15′) dhe Vincent Janssen (19′) shënuan në fitoren e skuadrës mysafire.
Arbnor Muja la gjurmë në këtë ndeshje duke asistuar te goli i dytë. Futbollisti kosovar ishte titullar dhe luajti për 64 minuta.
Ky ishte asistimi i dytë për Mujën në elitën e futbollit belg.
Antwerpi pas kësaj fitore ka 60 pikë dhe renditet në pozitën e dytë në tabelë, me shtatë pikë më pak se lideri, Genku. /Gazeta Express/