Një kënd i ri i ‘golit fantazmë’ të Lamine Yamal për Barcelonën kundër Real Madridit është shfaqur.
La Liga u kritikua gjatë përballjes së të dielës në El Clasico në Bernabeu, pasi 16-vjeçari mendoi se u kishte dhënë epërsinë katalanasve me një goditje nga “këndi i vdekur”.
Goditja e Yamal dukej se kishte mposhtur portierin Andriy Lunin përpara se ukrainasi të arrinte të largonte topin nga porta.
Ndeshja ishte e barabartë me 1-1 në atë kohë, por liga spanjolle nuk ka teknologji të vijës së portës në lojë.
Si rezultat, arbitri ndaloi lojën dhe VAR-i nuk mund të konfirmonte nëse e kishte kaluar me të vërtetë vijën, me vetëm dy kënde të disponueshme në përsëritje.
Megjithatë, një kënd i ri i golit të supozuar është shpërndarë nga “Archivo VAR”, ku duket sikur topi ka kaluar vijën e portës.
Në video, portieri i Realit, Lunin, shihet brenda portës së tij dhe duke tentuar dëshpërimisht ta largojë topin, por goli nuk u pranuar. /Telegrafi/
🚨💥 Análisis del gol fantasma del Real Madrid – Barcelona.
👉🏻 El balón traspasa por completo la línea.
❌ 𝗘𝗦 𝗚𝗢𝗟.
▪️ La falta de recursos de LaLiga privó al Barcelona de un tanto completamente legal. pic.twitter.com/9EG7yy28rr— Archivo VAR (@ArchivoVAR) April 22, 2024