Real Madrid ka njoftuar se Arda Guler ka pësuar një lëndim të ri gjatë stërvitjes së sotme.
18-vjeçari pritej të kthehej gjatë kësaj jave, por lëndimi i tij muskulor mund ta mbajë jashtë për tre deri në katër javë të tjera.
Vetëm dy orë më parë, Carlo Ancelotti njoftoi se turku do të ishte i gatshmë për sfidën e nesërme ndaj Las Palmas.
Reali do të ballafaqohet me Las Palmas nesër duke filluar nga ora 19:00, në kuadër të xhiros së gjashtë në La Liga.