×
  • Sport
  • Sport

    “Ardhja jonë në klubin e Gjilanit është bërë për shumë arsye” – Presidenti i ri i Gjilanit garanton stabilitet në klub

    Insajderi
    30 August 2023 - 23:16
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Presidenti i ri i klubit të futbollit “Gjiani” Afrim Veliu iu është drejtuar me një mesazh të gjithë tifozëve të skuadrës, opinionit sportdashës dhe komunitetit sportiv përmes së cilit ka shpalosur objektivat e tij pas marrjes në pronësi të Gjilanit.

    Në mesazhin e tij, Veliu ka thënë se ardhja në krye të klubit ka për qëllim për ta kthyer ekipin në binarët e duhur.

    “Ardhja jonë në klubin e Gjilanit është bërë për shumë arsye, por me një motivacion të vetëm, ta rikthejmë klubin në binaret e duhura dhe të rikthejmë entuziasmin e munguar.”, thuhet fillimisht në mesazhin e tij.

    Ai tutje ka thënë se garanton stabilitet dhe frymë të re në ekip.

    “Prezenca jonë këtu është garancion për stabilitet dhe një frymë e re, e cila po vjen në qytetin e “Skifterave”.Po nisim kështu një rrugëtim të ri, me shpresën që mbështetja juaj nuk do të na mungojë. Kemi sfida të mëdha para vetës, për të cilat jemi të vetëdishëm, por së bashku mund t’i kalojmë të gjitha.”, thuhet ndër të tjera në mesazhin e Veliut.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark