×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Argëton qytetarët deputet Rrustemi: Prania e shtetit në veri, asnjëherë s’ka qenë më e plotë

    Insajderi
    30 December 2022 - 10:32
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Adnan Rrustemi ka argëtuar qytetarët teksa po fliste për barrikadat në veri.

    Rrustemi ka deklaruar se “prania e shtetit në veri, asnjëherë ska qenë më e plotë”.

    “Unë jam i vetëdijshëm edhe i ndërgjegjshëm për vështirësitë dhe veriu është larg nga ku dojmë të arrijmë. Në rastin më të mirë mund të thuash se funksionaliteti institucional në nivelin lokal në ofrimin e shërbimeve publike është kufizuar por në kuptimin e pranisë së shtetit të Kosovës asnjëherë s’ka qenë më i plotë”, tha Rrustemi në Kanal 10.

    Për këtë deklaratë Rrustemi tutje ka dhënë arsyetime.

    “Nuk është hera e parë që janë vendosur barrikadat, e shpjegova edhe kontekstin pse kanë qenë edhe më radikale se herat e kaluara, mungesa e fuqisë në vendimmarrje, asnjë koncesion në dialog, nuk janë lejuar zgjedhjet e Serbisë, nuk është lejuar referendumi etj”, ka deputeti i LVV-së.

    Ndërkohë, dy pikat kufitare, ajo në Jarinjë dhe tjetra në Bërnjak, vazhdojnë të jenë të mbyllura sot.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark