×
  • Sport
  • Botërori 2022

    Argjentina në finalen e madhe të “Katar 2022”

    Insajderi
    13 December 2022 - 21:59
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Argjentina është finalistja e parë e Kampionatit Botëror “Katar 2022”.

    Kombëtarja e Argjentinës ka triumfuar në gjysmëfinale kundër Kroacisë me rezultat 3:0 në stadiumin “Lusail Iconic”.

    Lionel Messi ishte i pari që kaloi Argjentinën në epërsi në minutën e 34-të kur u tregua i saktë nga penalltia.

    Vetëm pesë minuta më vonë, golin e qetësisë për argjentinasit e realizoi sulmuesi Alvarez pas një solo-aksioni nga gjysma e fushës.

    I njëjti futbollist ia dha goditjen e fundit kombëtares ballkanike në minutën e 69-të kur konkretizoi në gol një asistim nga Messi.

    Argjentina e Lionel Messit në finale do të ballafaqohen me fituesin e gjysmëfinales Francë – Marok që luhet të mërkurën nga ora 20:00.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark