Këngëtarja amerikane, Ariana Grande ka treguar se si do të duket kopertina e albumit të ri të saj me anë të një fotografie të publikuar në llogarinë e saj në Insagram.
Në ballinën e “Dangerous Woman”, Grande është shfaqur me ngjyra bardhë e zi, e maskuar dhe me një palë veshë të lepurit të cilët janë plastikë.
Me 12 mars do të publikohet albumi i 22 vjeçares.
“Focus” titullohet kënga e fundit e këngëtares e publikuar në tetorin e vitit të kaluar. Kjo këngë ka arritur një sukses shume të madh ku për katër muaj ka arritur të shikohet mbi 405 milion herë.