×
  • Showbiz
  • Show

    “Ariana nuk ia vlen të qëndrojë” – Shtëpia e Big Brother mbetet pa asnjë banorë nga Kosova

    Insajderi
    04 January 2023 - 11:28
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Këngëtarja kosovare, Ariana Plakiqi ishte e eliminuara e mbrëmshme nga shtëpia e Big Brother Vip Albania. Me eliminimin e Arianës, shtëpia e BBVA mbeti pa asnjë banorë kosovarë.

    Pas eliminimit ajo tha se e kishte penalizuar gjuha, pasi ajo është lindur dhe rritur në Gjermani.

    “Ma së pari gjuha. Di të flas por ka qenë edhe shumë rrëmujë. S’kanë lanë me fol” – tha Ari Blue pas eliminimit.

    Ndër tjerash, Ari tha se është tip që dëgjon më shumë dhe nuk përfshihet.

    “Unë jam dhe tip që përpiqem të dëgjoj shumë në fillim, më pas të përfshihem, ndoshta dhe kjo ndikoi” – tha tutje ajo.

    Kush ishin të nominuar?

    Për ta lënë shtëpinë e Big Brother në nominim ishin Genti, Armaldo, Ariana, Efi dhe Mikela.

    Por, u largua Ariana.

    Para natës së PRIME-it, kishin folur Efi dhe Mikela, ato kishin thënë se Ari nuk ia vlente të qëndronte në shtëpi.

    “Kristi ia vlen të jetë më shumë se Ari këtu”, i tha Mikela Efit që ka të njëjtën mendje.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark