×
  • Kulturë
  • Show / Kulturë

    Arif Molliqi merr shpërblimin letrar “Ora e Tahir Deskut”

    Insajderi
    07 September 2023 - 15:46
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Shkrimtari Arif Molliqi është fitues i sivjetmë i shpërblimit “Ora e Tahir Deskut”, i cili jepet nga Komuna e Klinës. Ai u shpërblye për romanin e tij “Arkivi i letrave të djegura”, i botuar nga shtëpia e njohur botuese “Armagedoni”.

    Kryetari i jurisë i çmimit “Ora e Tahir Deskut”, Adem Gashi, njoftoi: “Në këtë edicion të këtij manifestimi letrar, në mesin e dhjetë veprave konkurruese, juria (në përbërje të Adem Gashit, Agron Y. Gashit dhe Albanë Mehmetajt) unanimisht vlerësoi me Çmimin ‘Ora e Tahir Deskut’ romanin e Arif Molliqit “Arkivi i letrave të djegura”

    “Ora e Tahir Deskut” është një manifestim i përvitshëm letrar që mbahet në qytezën e Klinës.

    Kryetari i Komunës së Klinës, Dr. Zenun Elezaj, mes të tjerash, theksoi se “Ora e Tahir Deskut” ditë përkujtimi dhe nderimi. Është ditë përkujtimi dhe nderimi për sakrificën e madhe të shkrimtarëve ndër dekada. Është ditë kujtimi për shtegtimin e librit shqip. Sot është ora e shkrimtarit Tahir Desku që ecën paralelisht me orën tuaj, me shqetësimet tuaja, me gëzimet tuaja, me emocionet tuaja, me reagimet tuaja.”- pohoi kryetari Elezaj.

    Shkrimtari Arif Molliqi, laureat i sivjetmë i këtij shpërblimi, lindi në vitin 1953 në fshatin Llukë e Epërme, komuna e Deçanit. Ai ka botuar një sërë veprash letrare, si ““Në udhëkryq pa zhurmë”, (poezi), “Loja e Sarkofagut”, (dramë), “Psherëtima e zareve”, (poezi), “Kafka e ujkut”, (roman), ”Dëshmorët jetojnë pas vdekjes”, (monografi), “Shënime nga arkiva e qytetit D.”, (roman), “Simfoni për darken e qenit” (roman), “Kryeqyteti i lakuriqëve” (roman), “Lluka e Epërme nëpër shekuj” (monografi) etj.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark