×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Arifi: Ju kam thënë se Albin Kurti nuk është mik e aleat i SHBA-së, shpejt do të shihen pasojat

    Insajderi
    16 February 2024 - 17:50
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Krisja e raporteve mes Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, që lidhet kryesisht me çështjen e dinarit, e ka shtyrë kryetari e Preshevës, Shqiprim Arifin të reagojë, shkruan Insajderi.

    I pari i Preshevës thotë se qysh vite më parë ka deklaruar se Kurti s’është mik e as partner i SHBA-së dhe sipas tij kjo rezulton edhe si “person non-grata”.

    Arifi thotë se ajo ka qenë një paralajmërim për shqiptarët, se Qeveria e Kurtit është renditur kundër SHBA-së dhe me kauza mashturese që sipas kreut të Preshevës kanë ndihmuar edhe propagandën e Beogradit që synon prishjen e raporteve Kosovë-SHBA.

    “Ju kam thënë qysh vite me parë se Albin Kurti nuk është mik dhe partner i SHBA-së, madje kjo rezulton si një person non-grata në Amerikë. Ishte një paralajmërim për të gjithë shqiparët anekënd botës se përherë të parë në histori Qeveria e Kurtit është rradhitur Anti-Amerikane me kauza mashtruese “anti-imperialiste” ashtu duke ndihmuar edhe propagandat e Beogradit që synojnë çarje të marrëdhënieve Kosovë-Amerikë”, shkroi ai në “X”.

    “Sidoqoftë, ditëve të fundit kemi parë dhe dëgjuar nga vetë Ambasadorët Amerikan dhe ndërkombëtarë. Se ku shpie kjo rrugicë pa kokë e Qeverisë së devijuar të Kurtit, si dhe pasojat nga ky konvertim larg politikave kombëtare shqiptare do të shihet së shpejt”, theksoi ai.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark