×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Arifi për Kurtin: Në Kosovë ia ka mbajtur ‘skifter’ e në Bruksel po shihet si ‘pulë e lagur’

    Insajderi
    01 November 2023 - 08:24
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryetari i Komunës së Preshevës, Shqiprim Arifi, në emisionin “Debat Plus” ka kritikuar ashpër kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin.

    Sipas Arfiti, kryemnistri e ka harruar Luginën e Preshevës dhe premtimet e tij për reciprocitet në dialog janë harruar.

    Mes tjerash duke diskutuar për draftin e Asociacionit të cilin e ka pranuar Kurti, Arifi ka thënë se Kurti në Kosovë po është “skifter” e në Bruksel “pule e lagur”.

    “Unë jam çdo here kritik ndaj VV-së dhe Albin Kurtit sepse nuk e kam besuar kurrë që mund të bej atë që e thotë. Ne Kosovë ia ka mbajtur skifter, e ne Bruksel tash po shihet ka dal si pulë lagtë. Në këtë kontekst e kam de fakto, sepse nuk e ka pasur të sinqertë Luginën e Preshevës në kuadër të dialogut. Ka folur për reciprocitet, ku është reciprociteti”, ka thënë Arifi.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark