×
  • Sport
  • Sport

    Arijanet Muric mund të largohet nga Burnley!? Portieri i Përfaqësueses së Kosovës merr ofertë nga klubi i madh turk

    Insajderi
    30 July 2023 - 17:12
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Arijanet Muric mund të largohet nga Burnley gjatë afatit kalimtar veror.

    Portieri kosovar ka shkëlqyer me Burnleyn në Championship, derisa pati edhe një ndeshje fantastike ndaj Benficës.

    Fenerbahce është skuadra favorite për t’i siguruar shërbimet e tij, teksa tani ka bërë një ofertë zyrtare në drejtim të Burnleyt.

    Mediat turke kanë raportuar se skuadra nga Stambolli ka ofruar 8 milionë euro për transferimin e Aro Muric.

    Mbetet të shihet nëse Burnley do ta pranoj ofertën e skuadrës nga Stambolli.

    Kujtojmë që Aro ka luajtur më parë për një vit në Superligën e Turqisë te Adana Demirspor, ku ka shkëlqyer me paraqitjet e tij. /Telegrafi/

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark