×
  • Showbiz
  • Show / Showbiz

    Arjan Konomi zbulon si e kishte përjetuar Bora romancën e Donaldit në BBV: Kemi ndejtur me netë të gjata duke…

    Insajderi
    14 December 2023 - 19:47
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Gjatë premierës së filmit “5 Herë Jo”, të ftuar ishin shumë personazhe publik, deklaratat e të cilëve vazhdojnë të komentohen akoma.

    Si një mik i protagonistes së filmit, Bora Zemani, për shkak të bashkëpunimit 3 vjeçar në programin “Për’puthen”, Arjan Konomi tha fjalët e tij rreth projektit të ri.

    Ai u shpreh entuaziast për të parë filmin e plotë tek u shpreh se dyshja i ka treguar sekuenca të vogla gjatë kohës së xhirimeve.

    Sakaq, gazetari Eni Shehu e ngacmoi Arjanin të tregonte më shumë rreth kohës kur Bora nuk ishte në periudhën më të mirë me Donaldin, duke nënkuptuar këtu kohën gjatë pjesmarrjes së aktorit në BBV dhe romancën me Beatrix Ramosaj.

    Opinionisti tregoi se asokohe së bashku me Borën, kanë ndejtur netë të gjata duke e diskutuar, situatën e bujshme, ndërsa gjendeshin “të mbytur” në mërzinë e Borës.

    Arjani shtoi se ai ende kishte shumë shpresë dhe i thoshte Borës se gjërat do të ndryshojnë, dhe kështu ndodhi.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark