×
  • Showbiz
  • Show

    Arjola Demiri ka dy fjalë për komentet “pozitive” që merr nga ndjekëset

    Insajderi
    10 October 2022 - 20:15
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Në Ditën Botërore të Shëndetit Mendor, Arjola ka publikuar disa statuse të cilat iu drejtohen veçanërisht grave. Arjola u shpreh fillimisht se do të dëshironte që sot të ishte ‘dita e gruas’, ku ka ironizuar ato gra të cilat e ‘mbështesin fuqishëm’ dhe i duhet kushtuar vëmendja e duhur.

    “Do doja të ishte festa e gruas sot! Sepse vazhdimisht kam femra që më mbështesin fuqishëm dhe do doja t’ju kushtoja vëmendjen e duhur disa prej këtyre zonjave, që nuk di t’jua shpërblej gjithë këtë dashuri të pakufishme, e sjellje të mrekullueshme prej nënash dhe motrash dhe grash ndaj meje. Kuptohet këto janë një numër shumë i vogël që të kuptohemi. Por që dua t’ju jap zgjidhje”- shkruan aktorja.

    Më tej, Demiri ka publikuar foton e një gruaje e cila mban në dorë një pankartë qe lexon “E ardhmja është grua”, ndërsa krahas saj ajo është kundërpërgjigjur: “Si mund të jetë e ardhmja grua? Kur gratë janë të parat që duan të të fundosin?”.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark