×
  • Kulturë
  • Show / Kulturë

    Arkeologët Goddard, Hajdari dhe Berisha zbulojnë një mbishkrim të rëndësishëm

    Insajderi
    15 August 2023 - 08:22
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Një zbulim që formëson historinë, një dedikim i fuqishëm nga Perandori Justinian është zbuluar në Lokalitetin Arkeologjik “Ulpiana”.

    Ekipi i arkeologëve në përbërje nga Christophe Goddard, Arben Hajdari e Milot Berisha gjatë hulumtimeve shkencore kanë zbuluar një mbishkrim monumental me rëndësi të jashtëzakonshme historike nga Perandori Justinian (527-565) i qytetit Justiniana Secunda, i përshkruar si qytet Dardan, një qytet në provincën e Dardanisë (krijuar nga paraardhësi i tij Diokleciani në fillim të shek. IV pas e.s.) dhe i kishës së tij.

    Mbishkrimi paraqet një dëshmi shumë të rrallë dhe dëshmon afërsinë e perandorit ndaj provincës së origjinës. Kisha paraqet një prej zbulimeve më të mëdha të Perandorisë së vonshme romake dhe perandorëve më të rëndësishëm.

    Përmendja e Justinianit të Madh dhe gruas së tij Theodora si themelues të qytetit dhe dedikues të kishave gjigante në qytetin e Dardanisë, Justiniana Secunda, paraqesin dëshmi të rëndësishme historike, duke sjell kësisoj evidenca të reja për historiografinë.

    Përmendja “Urbem Dardaniae” (Qyteti i Dardanisë) në mbishkrimin e sapo zbuluar konfirmon faktin që dardanët dhe Dardania vazhdonin të ishin si një identitet dhe territor i rëndësishëm edhe në shek. VI. Ndërsa Justiniani i Madh (527-565), përmes këtij mbishkrimi, na dëshmohet se ka ruajtur lidhjet me vendin e tij të origjinës – Dardaninë.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark