×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Ndriçimi smart në kryeqytet, LVV: Tenderi shkon në dëm të buxhetit të komunës

    Insajderi
    28 April 2024 - 12:18
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kordinatori i Lëvizjes Vetëvendosje në Prishtinë, Arben Brovina, në një konferencë për media ka kritikuar komunën e Prishtinës për ndriçimin smart.

    Brovina e ka quajtur këtë si keqpërdorim të radhës dhe dëm për buxhetin e Prishtinës.

    “Analizat tona tregojnë për një keqpërdorim të radhës i cili do të ndodhë me tenderin që planifikon të hapet nga komuna e Prishtinës. Pra është një vazhdimësi e proceseve dhe aktiviteteve të kontratave të dëmshme dhe keqpërdorimeve në vazhdim, të parasë publike që ka ndodhur dhe po ndodh nga komuna e Prishtinës dhe kryetari Rama”, tha Brovina.

    “Pra kemi të bëjmë me një kontratë për prokurim nga komuna e Prishtinës. Emërimi i këtij njoftimi për kontratën është programi për ofrimin e shërbimeve të energjisë për ulje të shpenzimeve financiare, ose thjesht me ndriçim smart. Vlera e këtij është 10 milionë euro dhe është kornizë-kontratë me kohëzgjatje prej tri viteve”.

    Sipas Brovinës ky tender shkel transparencën dhe në opinon shfaqet si emërtim tjetër.

    “Ne mendojmë se ky shkel transparencën dhe në opinion shfaqet si emërtim tjetër, shërbim e jo punë, pra e kufizon pjesëmarrjen e operatorëve ekonomik në këtë tender. Nga analizat mendojmë se ky tender shkon në dëm të buxhetit të Prishtinës”, u shpreha ai.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark