×
  • LifeStyle
  • LifeStyle

    Arkitekti që kërkon të ndërtojë qytete me 1 milion pemë

    Insajderi
    27 September 2020 - 09:47
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Arkitekti italian Stefano Boeri ka nisur një fushatë globale për të promovuar pylltarinë urbane.

    Boeri ka shprehur dëshirën për të parë më shumë pyje dhe pemë në qytete, me qëllim uljen e ndotjes dhe ndaljen e ndryshimit të klimës.

    Fushata fton të gjithë ata që kanë ndikim në këtë çështje, përfshirë arkitektët, studiuesit, zhvilluesit e pasurive të patundshme dhe OJQ-të të marrin në konsideratë avantazhet e shumta të peizazheve më të gjelbra të qytetit.

    Aktualisht, qytetet zënë më shumë se 70 për qind të emetimeve globale të CO2. Tashmë është provuar se prania e më shumë pyjeve mund të përmirësojë cilësinë e jetës në këto zona.

    Pylltaria urbane gjithashtu siguron një ekosistem, pastron ajrin dhe ndihmon në luftën kundër rritjes së temperaturave.

    Qasja në hapësira të gjelbra mund të zvogëlojë rrezikun e sëmundjeve të caktuara si dhe mund të ketë një ndikim pozitiv në jetëgjatësi.

    Arkitekti është i njohur për dizajnet e tij pyjore urbane, duke përfshirë Kullat e Pyjeve Vertikale në Milano, Itali dhe Liuzhou City Forest në Kinë.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark