Jam Arlinda Morina-Liki, Kandidate për Ansambleiste për Komunën e Prishtinës.
Për arsye shëndetësore nuk mund të bashkangjitem në fushatën elektorale dhe në takime me bashkqytetarët.Jam e hospitalizuar në Turqi duke u kuruar nga semundja “Leokimia plazma Call”Të nderuar qytetarë, ju me siguri doni të dini saktësisht se kush do punojë për të përmbushur kërkesat tuaja, ndaj po ju ofroj pasqyrën time si kandidate për Ansamblenë e Prishtinës.
“Kush është Arlinda-Liki”Jam Grua revolucionare që bëj përpjekje dhe jap shumë nga vetja ime për një pozitë të barabartë të gruas në shoqerinë tonë.Jam grua që vuaj nga një sëmundje e rëndë që quhet edhe ndryshe “Kancer në gjak” që tre vjet kam përjetuar shumë neglizhime në spitalet Turke si Kosovare.
Unë do mundohem të jem zëri më i fuqishëm, që të bëhet një spital ku fëmijët tonë të kenë shërimin në vendin e tyre.
Sot përjetova një dhimbje kur doktori Turk më tha: “Do të adaptoj në familjen time, se ti në vendin tënd nuk ke siguri shëndetësore”. Nuk ka më rëndë kur i dëgjon këto fjalë.
Politika e më hershme të ka dhënë njëletër ku shkruan, që në të i ke të vërtetuar 30.000 mijë Euro, e kurrë nuk është interesuar se ku vendosemi ne.
Do ish lumturi e madhe për një pacient që është në shërim jashtë vendi të kujdeset shetit i tij në mbikqyrjen e tij.
Jam një grua që kam ushtruar para luftës e pas luftës sportin e karatesë, do të jem edhe zëri i sportistëve të Prishtinës.Jam Regjisore, dhe punoj si artiste e lirë, dhe do jem zëri i Artit shqiptar të KosovësBashkë me ju të dashur Bashk-Prishtinas dhe për ju, do jem zëri i dhimbjes dhe shpresës!
Unë do bëj atë që do ketë nevojë Prishtina.
VOTO 144
VOTO 34