Kosta Grillo ka humbur betejën më të rëndësishme, atë ndaj COVID-19. Komentatori i njohur ishte i shtruar prej dy muajsh në Turqi, por nuk ia doli dot. Ndërkohë presidenti i FSHF, Armand Duka, ka ngushëlluar familjen Grillo.
“I dhimbshëm lajmi për ndarjen nga jeta të gazetarit e komentatorit të mirënjohur sportiv, Kosta Grillo, cili nuk ia doli dot të fitojë betejën me Covid-19. Një personazh mjaft i dashur për sportdashësit shqiptarë, të cilët për vite me radhë kanë përjetuar emocionet e ndeshjeve nga ekrani i televizorit me komentin e Kostës. Dua t’i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes Grillo, të afërmve dhe miqve të tij. I paharruar qoftë kujtimi i tij. U prehtë në paqe!”, shkruan Duka