×
  • Lajme
  • Insajderi / Ballina 5

    “Armend, a je ti?”, komentuesi shpotit Mujën, ia publikon një foto me Thaçin

    Insajderi
    17 January 2023 - 18:50
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Ish-analistit pro Vetëvendosjes, tashmë deputet nga radhët e kësaj partie, Armend Mujës, një komentues ia risolli një nostalgji të tij të vjetër – ish-Presidentin Hashim Thaçi, ku Muja, i qeshur e lumturuar, qëndronte krah tij, shkruan Insajderi.

    “Armend, a je ti?”, shkroi komentuesi teksa i bashkëngjiti një fotografi të Armend Mujës me Hashim Thaçin.

    Këtë nostalgji Mujës komentuesi ia solli në një shkrim ku ai provoi të arsyetonte madhërimin deri në përmasa heroike që Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i bëri Oliver Ivanoviqin, të cilin, Kurti, paradoksalisht, atëbotë opozitar, e quante “kriminel lufte”.

    Por, Muja, njëjtë sikur kur ishte në ekranet televizive si spin doctor i Vetëvendosjes, dhe ku në mënyrë selektive interpretonte argumentet dhe qëndrimet e asaj organizate politike, tash nën ombrellë të partisë, arsyetoi shefin e tij.

    “Dje ka qenë pesëvjetori i vrasjes së Oliver Ivanoviqit. Nuk ka qenë dita kur flitet për të këqijat që ai i ka bërë, por për të keqen që ia kanë bërë atij.”, shkroi Muja në Facebook,

    Kujtojmë se Armend Muja, është një nga apologjetët më të mëdhenj të Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti./Insajderi/

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark