×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Armend Mehaj rikthehet në Qeverinë Kurti me post të ri

    Insajderi
    08 March 2024 - 13:46
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Ish-ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj është emëruar si këshilltar i jashtëm i kryeministrit, Albin Kurti.

    Kështu ka mësuar Insajderi nga burime të sigurta pranë ish-ministrit.

    Mehaj është angazhuar si këshilltar i jashtëm në Qeverinë Kurti është në kuadër të Grupit Ballkanik, e cila implementohet me mbështetjen e Qeverisë së Norvegjisë, në kuadër të kornizës “Zhvillimi i paqes & shtet-ndërtimit dhe avancimi i agjendës Evropiane”.

    Insajderi për emërimin e Mehajt ka provuar të marrë një përgjigje zyrtare edhe nga zëdhënësi i qeverisë, Përparim Kryeziu, mirëpo i njëjtit nuk e ka hapur telefonin.

    Theksojmë se Armend Mehaj kishte udhëhequr me ministrinë e Mbrojtjes për 2 vite më radhe, në korrik të 2023-ës kishte dhënë dorëheqje për siç deklaronte ai arsye familjare.

    “Sot, më 08 gusht 2023, në mirëkuptim dhe mirëbesim të plotë, me kërkesën time, Kryeministri Albin Kurti më ka liruar nga detyra e Ministrit të Mbrojtjes të Republikës së Kosovës! Kjo kërkesë prej anës sime, ka ardhur për arsye familjare, për të cilat e kam njoftuar Kryeministrin Kurti, me kohë që më parë. Ai më falënderoi për punën time si dhe për të gjitha angazhimet e përbashkëta deri më sot, gjatë këtyre 29 muajve sa isha në detyrën e Ministrit të Mbrojtjes të Republikës së Kosovës”, shkruante ai në Facebook.

    /Insajderi


    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark