×
  • Lajme
  • Insajderi / Ballina 5

    Armend Muja deklarohet pas përjashtimit të Haki Abazit

    Insajderi
    03 May 2023 - 21:19
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Grupi Parlamentar i Lëvizjes Vetëvendosje ka vendosur sot për përjashtimin e Haki Abazit.

    Kryetarja e grupit, Mimoza Kusari-Lila, ka thënë se kanë vendosur unanimisht për përjashtimin e tij dhe si rrjedhojë, atij i ndërrohet edhe ulësja në Kuvendin e Kosovës.

    Lidhur me këtë është pyetur deputeti i VV-së, Armend Muja, ai tha se nuk ka pasur raporte të thella me të.

    Unë nuk është se kam pasur as raporte të mira e as të këqija. Mund të ketë thënë ai, por nuk jam marrë me atë. Jemi në mision përfaqësues dhe e kryejmë atë punë. Nuk kemi punë tjera. Shoqëria ka probleme dhe diskutimet tona duhet të sillen rreth këtyre punëve. Kur ke vëmendje më shumë se sa e kërkon shërbimi publik, atëherë nuk ka lidhje me neve”, tha ai në emisionin Pressing në T7.  

    Por, ai shtoi se deputeti Abazi nuk iu përmbajt pikave të programit të subjektit.

    “Ato gjëra shpesh nuk e kam pasur të lehtë t’i kuptoj. Ka një vit e ca që ka një shkëputje me dinamikat brenda subjektit. Me sa di unë ka edhe një deklaratë të tij që janë ndarë rrugët. Dje grupi parlamentar vendosi në atë mënyrë. Nuk i kam parë këto zhvillime, por ka pasur moskoordinime. Vështirësi në komponime në ekip. Në rast se vërtet ka një shkoqitje të tillë, shfrytëzojë imunitetin. Kemi pikat programore dhe duhet të përmbahemi”, përfundoi ai.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark