×
  • Lajme
  • Insajderi

    Armend Muja i tregon popullit se “GEN’ Beograd” të Martin Berishajt e solli PDK-ja në Kosovë

    Insajderi
    17 October 2022 - 18:56
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Sot është mbajtur Komisioni Hetimor Parlamentar në lidhje me procesin e vendimmarrjes në sektorin e energjisë për periudhën 2006-2022. Lidhur me këtë ka reaguar edhe deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Armend Muja, duke thënë se ndërmjet viteve 2008-2013 Kosova ka blerë 82.2 milionë euro nga GEN Beogradi, ku sipas tij kjo ka ndodhur pas ardhjes në pushtet të PDK-së.

    “GEN-i Beograd – Kosova ka blerë 82.2 milionë euro nga GENi-Beograd ndërmjet 2008-2013. GEN-i Beograd është bërë partner importi i KEK pas ardhjes së PDK në pushtet”, ka shkruar Muja.

    Muja ka shkruar se sipas të dhënave të importit të energjisë rezulton se Kosova gjatë viteve 2006-2013 ka blerë energji elektrike në vlerë prej 314 milionë.

    “Nga të dhënat e importit të energjisë të siguruara nga KEK dhe ZRRE rezulton se Kosova ka blerë energji elektrike në vlerë prej 314 milionë euro ndërmjet 2006-2013. Importi i energjisë elektrike kryesisht është bërë nga kompanitë që shpesh janë vlerësuar si pjesë e mafias ballkanike/serbe të energjisë”.

    Derisa, zyrtari i Vetëvendosjes, që mban pozitën e ambasadorit të Kosovës në Kroacia, Martin Berishaj është raportuar se është i përfshirë në skandalin me kompaninë GEN Beograd.

    Por pavarësisht, kritikave të ashpra e thirrjeve për shkarkimin e tij nuk është marrë asnjë masë.

    Postimi i plotë i Armend Mujës:

    Komisioni Hetimor për Energji Elektrike (II): nga të dhënat e importit të energjisë të siguruara nga KEK dhe ZRRE rezulton se Kosova ka blerë energji elektrike në vlerë prej 314 milionë euro ndërmjet 2006-2013. Importi i energjisë elektrike kryesisht është bërë nga kompanitë që shpesh janë vlerësuar si pjesë e mafias ballkanike/serbe të energjisë:

    (1) EFT Group – Kosova ka importuar 142 milione euro nga EFT. Kompania ështe pronë e bzinesmenit serb Vuk Hamović, ish-drejtor i Energoprojekt, djali i Gjeneralit serb Hamović, mik i djalit të Aleksander Rankovič. EFT është hetuar nga Britania e Madhe, SHBA dhe BE për dyshimet e ndërlidhjes së tyre me politikanë të ndryshëm ballkanik. Hamović zotëron projekte të energjisë në Republika Srpska, të financuara nga Kina dhe ka një bankë në Rusi. Ndërmjet 2006-2013 Kosova ka blerë energji nga Hamović në vlerë prej 142 milionë euro. KEK nuk importon më rryme nga EFT. Ndërrmarrja Publike KOSTT ka nënshkruar kontratë për mbulim të humbjeve në veri me Hamović në vitin 2017.

    (2) Rudnap – në pronësi të Damir Fazlić, nip i Stanishić (shefit të sigurimit tê Milosheviqit) dhe Vojin Lazarevič, djali i Gjeneralit serb Lazarevič. Fazlić dhe Lazarevič kishin në pronësi banka në Shqipëri, Qipro dhe të ndërlidhura me offshore kompani në Panama, Qipro, Malta dhe Ishijt Sychelle.

    (3) GEN-i Beograd – Kosova ka blerë 82.2 milionë euro nga GENi-Beograd ndërmjet 2008-2013. GEN-i Beograd është bërë partner importi i KEK pas ardhjes së PDK në pushtet.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark