×
  • Lajme
  • Lajme

    Berishaj i lidhur me GEN Beograd, Berat Lahu në burg – VV pretendon se është e denjë për shkollë politike

    Insajderi
    06 October 2022 - 13:00
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Pak ditë pasi Albin Kurti i kritikoi ashpër aktivistët e partisë së tij, se nuk po mësojnë e shkruajnë në shtëpi, Lëvizja Vetëvendosje e ka hapur shkollën politike për edukimin e aktivistëve. Por, kjo pati që ka brenda vetës njeriun që u raportua për lidhje me GEN Beograd dhe zyrtari i rëndësishëm i saj që u arrestua për ryshfet, a është e denjë për të ligjëruar për politikë?

    Zyrtari i Vetëvendosjes, që mbanë pozitën e ambasadorit të Kosovës në Kroacia, Martin Berishaj është raportuar se është i përfshirë në skandalin me kompaninë GEN Beograd.

     Por pavarësisht, kritikave të ashpra e thirrjeve për shkarkimin e tij nuk është marrë asnjë masë.

    Para pak ditësh, një zyrtar tjetër i rëndësishëm i Vetëvendosjes u arrestuar për rastin e njohur si “Brezovica”.

    Berat Lahu që është asamblist i saj në Prishtinë, dhe dhëndër i Ministrit Liburn Aliu, dyshohet sipas prokurorisë dyshohet për për dy vepra penale, “Pranimi i paarsyeshëm i dhuratave” dhe  “Ushtrimi i ndikimit”, shkruan Gazeta Insajderi.

    Lahu që mbante pozitën e drejtorit të  KEDS-it për distriktin e Ferizajt, sipas prokurorisë ka përfituar pronë e ka kërkuar ryshfet në këmbim të lidhjes së rrjetit të energjisë për vilat që po ndërtoheshin në zonën e mbrojtur me ligj në Brezovicë.

    Lidhur me veprën e parë “Pranimi i paarsyeshëm i dhuratave”, sipas kërkesës së prokurorisë të cilën e ka siguruar Gazeta Insajderi, Lahu dyshohet se ka pranuar një dhuratë një pronë [tokë] në vlerën e 20 mijë eurove.

    Megjithëkëtë, Lëvizja Vetëvendosje, sot njoftoi se e ka hapur shkollën politike për edukimin e aktivistëve.

    Tregoi përmes njoftimit publik se shkolla do të zgjasë një vit dhe do të përmbajë pesë lëndë të ndryshme.

    Gjithashtu ftoi aktivistët nga Kosova, Shqipëria e diaspora që të ndjekin ligjërata dhe të marrin pjesë në diskutime bashkë me ligjërues të shumtë që vijnë nga fusha e profesione të ndryshme.

    “Sekretariati për Emancipim Politik në Lëvizjen VETËVENDOSJE!, mbajti sesionin hapës për Nivelin teorik të Shkollës politike. Aktivistët Pavjo Gjini, Mrika Limani Myrtaj, Liridona Kelani dhe Hazir Asllani mirëpritën ndjekësit e shkollës për këtë vit”.

    Sipas Vetëvedosjes, në ditën e parë, Pavjo Gjini ligjëroi për esencën e aktivizimit të zbërthyer përmes shkollës politike, duke e vënë theksin te raportet ndërmjet teorisë dhe praktikës dhe natyra praktike e teorisë në përditshmëri.

    “Ai foli gjithashtu për shkollën si kuvend përmes të cilit aktivistët do të mund të diskutojnë e shkëmbejnë ide në shërbim të pajimit me mendim kritik dhe qasjen për të lëkundur dogmatiken kurdoherë ajo synon të zë rrënjë, në këtë formë duke mundësuar emancipimin në vetvete”.

    Kurse Mrika Limani Myrtaj, sipas tyre diskutoi shkurtimisht për paramendimin e shkollës politike si tërësi për demitizim të teorisë dhe më pas i informoi ndjekësit për çështjet praktike të ndjekjes së shkollës politike.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark